40-vjetori i Departamentit të Gjuhës Italiane në Universitetin e Tiranës

Me rastin e 40-vjetorit të themelimit të Departamentit të Gjuhës Italiane, në Universitetin e Tiranës, po organizohet një konferencë shkencore ndërkombëtare.

Konferenca “40 vjet studime italiane në Universitetin e Tiranës: kujtime, reflektime dhe perspektiva të së ardhmes”, do të zhvillohet edhe gjatë ditës së nesërme, (19 dhe 20 nëntor 2025), si një rast për të festuar historinë, evolucionin dhe rëndësinë e gjuhës dhe kulturës italiane në Universitetin e Tiranës.

Departamenti i Gjuhës Italiane, i çelur në 1984-ën, përmes një postimi në rrjetet sociale bëri të ditur se, ky përvjetor është parë si një mundësi për të reflektuar mbi rezultatet e arritura, për të ndarë përvojat dhe për të planifikuar të ardhmen e bashkëpunimit akademik dhe kulturor.

Në konferencën shkencore ndërkombëtare marrin pjesë pedagogë, ish-pedagogë, studiues, studentë, ish-lektorë, si dhe mjaft pedagogë të universiteteve italiane me të cilat departamenti bashkëpunon prej vitesh.

Prof. as. dr. Mirela Papa, kryetare e Departamentit të Italishtes, bëri prezantimin e çeljes së konferencës, ndërkohë përshëndetën edhe prof. dr. Esmeralda Kromidha, dekane e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja, Gentiana Sharku, zëvendës rektore e Universitetit të Tiranës, prof. dr. Sergio Alias, sekretar i parë i Ambasadës Italiane në Tiranë, si dhe dr. Alessandro Ruggera, drejtori i Institutit Italian të Kulturës në Tiranë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Lufta në Ukrainë/ Alarmohet NATO, gati zhvendosja e 60 mijë trupave pranë kufirit rus me vendet Baltike

BOTA,28 maj 2026/Albania Express News/NATO po shqyrton forcimin e...

Alarmi për zhdukjen e brezave mbrojtës në bregdetin shqiptar

Inxhinieri Fatmir Brazhda ka ngritur alarmin për një nga...

Gjendet në Itali thesari i Matteo Messina Denaros, sekuestrohen 200 milionë euro “droge” të ish-bosit të Cosa Nostras

ITALI,28 maj 2026/Albania Express News/Një operacion i madh ndërkombëtar...