4 vatra zjarri aktive dhe 2 nën monitorim, nuk ka rrezik për zonat e banuara

TIRANË ,19 gusht 2026/Albania Express News/-Ministria e Mbrojtjes informon se deri në orën 14:00, në territorin e vendit janë regjistruar 6 vatra zjarri, nga të cilat 4 mbeten aktive dhe 2 janë nën monitorim.

Në terren janë angazhuar 126 forca operacionale vendore, ndërsa Forcat e Armatosura mbështesin operacionet me 90 efektivë dhe 2 helikopterë të Forcës Ajrore.

Vatrat aktive kryesore janë:

Dajt, Tiranë – vijon operacioni me 50 efektivë të FA, 15 forca të MZSH dhe 5 forca të AZM. Nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Priskë, Tiranë – forcat e MZSH vijojnë punën pas riaktivizimit të vatrës; nuk ka rrezik për banesat.

Lufaj, Mirditë – vatra mbetet aktive me intensitet të ulët; në terren janë 8 forca të Shërbimit Pyjor dhe 4 zjarrfikës me 1 automjet zjarrfikës. Nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Tërbun, Pukë – operacioni vijon me forcat në terren për hapjen e korridoreve ndarëse, pas përfundimit të ndërhyrjes nga ajri. Situata konfirmohet nën kontroll dhe nuk ka rrezik për zonat e banuara.

Situata paraqitet në përmirësim edhe në Gurë-Lurë, ku zjarri është shuar dhe zona mbahet në monitorim, ndërsa në Qafë Helmes vatra është izoluar dhe vijojnë operacionet me forcat lokale.

Strukturat e Mbrojtjes Civile vijojnë angazhimin dhe monitorimin në terren, me situatën përgjithësisht të stabilizuar dhe pa rrezik të raportuar për zonat e banuara.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME