26 organizata kundër kufizimit të medias, Apel për transparencë në Parlament

26 organizata ndërkombëtare dhe shqiptare për lirinë e medias dhe shoqërinë civile i janë drejtuar me një shkresë zyrtare kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi, duke kërkuar anulimin e planeve të mazhorancës për të kufizuar praninë e gazetarëve në parlament.

Në shkresë shprehet shqetësimi për planet e shumicës parlamentare për të hequr filmimet e pavarura dhe për të kufizuar kontaktet spontane me deputetët.

Organizatat kërkojnë:

  • Ruajtjen e transparencës dhe aksesit të gazetarëve në Parlament
  • Shmangien e praktikave që pengojnë pyetjet spontane dhe kontaktin e drejtpërdrejtë me deputetët dhe ministrat
  • Zbatimin e standardeve europiane për lirinë e medias si pjesë e angazhimeve të Shqipërisë në rrugën e integrimit në BE

“Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë nënvizon se kufizimi i qasjes së gazetarëve do të ishte një hap i rrezikshëm prapa për demokracinë dhe transparencën në vend”, deklaron organizata.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME