Prrenjasi me Qendrën më të madhe Tregtare në Shqipërinë Juglindore, hap dyert Sinsay

Shqipërisë i është shtuar një tjetër investim i rëndësishëm në fushën e tregtisë. Paraditen e sotme, në qytetin e Prrenjasit, u inaugurua Qendra e re Tregtare Sinsay, e cila konsiderohet më e madhja dhe më e rëndësishmja në Shqipërinë Juglindore.

Kjo qendër tregtare është një investim i rëndësishëm i kompanisë së njohur polake LPP S.A., një nga grupet më të fuqishme të modës në Evropën Qendrore dhe Lindore. Hapja e saj në Prrenjas u bë e mundur falë ndërmjetësimit dhe finalizimit me sukses të bashkëpunimit me sipërmarrësin Luan Belba, një nga biznesmenët më të suksesshëm dhe më të njohur të këtij qyteti dhe jo vetëm.

Ceremonia e inaugurimit u zhvillua në prani të autoriteteve më të larta të pushtetit vendor, deputetëve, sipërmarrësve dhe qindra qytetarëve nga Prrenjasi dhe zona të tjera të vendit, të cilët patën mundësinë të njihen nga afër me mijëra produkte që ofron kjo qendër tregtare, nga veshjet dhe aksesorët, deri te artikujt për shtëpinë, me çmime konkurruese dhe cilësi të lartë.

Gjatë fjalës përshëndetëse, nga ana e autoriteteve vendore u theksua rëndësia që kjo qendër ka jo vetëm për qytetin e Prrenjasit, por për gjithë Juglindjen e Shqipërisë. Tashmë qytetarët e kësaj zone nuk do të jenë më të detyruar të përballen rradhët e gjata té pritjes nëpër doganat e vendeve fqinje apo me udhëtimet e lodhshme drejt kryeqytetit dhe torturat në qarkullim , pasi gjithçka që u nevojitet do ta gjejnë pranë shtëpisë, me kosto më të ulët dhe cilësi më të mirë.

 

Deputeti Olsi Komici ishte i pranishëm në ceremoninë e hapjes së Qendrës së re Tregtare në qytetin e Prrenjasit, një investim i rëndësishëm ky që shënon një hap domethënës në zhvillimin ekonomik dhe urban të gjithë zonës.

Gjatë eventit , deputeti Komici vlerësoi rëndësinë e këtij projekti për rritjen e punësimit, nxitjen e sipërmarrjes dhe përmirësimin e shërbimeve për qytetarët e Prrenjasit dhe zonave përreth. Ai theksoi se investime të tilla janë dëshmi konkrete e vëmendjes që po i kushtohet zhvillimit të qyteteve të vogla dhe krijimit të mundësive të reja për të rinjtë.

“Ofrimi i hapësirave moderne tregtare jo vetëm që lehtëson jetën e përditshme të qytetarëve, por krijon edhe kushte më të mira për bizneset lokale dhe investitorët,” u shpreh deputeti Komici, duke nënvizuar se mbështetja institucionale për projekte të tilla do të vijojë edhe në të ardhmen.

LPP S.A., e themeluar në vitin 1991 në qytetin Gdańsk të Polonisë nga Marek Piechocki dhe Jerzy Lubianiec, është një kompani që dizenjon, prodhon dhe shpërndan veshje, këpucë, aksesorë dhe artikuj për shtëpinë. Grupi zotëron marka të njohura ndërkombëtare si Reserved, Cropp, House, Mohito dhe Sinsay, dhe operon me mijëra dyqane në Evropë, Azi, Afrikë dhe Lindjen e Mesme.

Hapja e Qendrës Tregtare Sinsay në Prrenjas shënon një hap të rëndësishëm zhvillimi ekonomik, krijon mundësi të reja punësimi dhe e pozicionon qytetin si një pikë të re referimi tregtar për gjithë Juglindjen e vendit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Polonisë nuk i mjafton fitorja ndaj Shqipërisë. Në Botëror shkon Suedia

Fitorja ndaj Shqipërisë pesë ditë më parë, nuk i...

Miliona euro abuzive, paditet në gjykatë ‘Eco-Elb’. Këshilltarja opozitare, Çopja: Të ndalohen pagesat!

“Inceneratori fantazmë” përfundon në gjykatë – opozita padit Bashkinë...

Kosovës nuk i mjafton zemra dhe talenti, Turqia shuan ëndrrën e shqiptarëve për në Botëror

Ëndrra shqiptare për në Botëror është shuar në Prishtinë,...

Shqipëria nuk gjen ngushëllim, Ukraina e mund edhe pse Sylvinho luajti me titullarët

Shqipëria është mundur 1-0 përballë Ukrainës në një miqësore...