1600 punonjës në terren për defektet në furnizimin me energji

Zëvendëskryeministrja njëherësh ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku deklaroi sot se “sipas raportit të orës 08:00 të Operatorit të Sistemit të Transmetimit rezulton se të gjitha linjat janë funksionale dhe nuk kemi asnjë problem sa i përket transmetimit të energjisë”.

Në mbledhjen e Komitetit Ndërministror të Emergjencave Civile, Balluku tha se situata sot paraqitet më e mirë në rang vendi.

Sa i përket menaxhimit të energjisë, Balluku tha se “kanë qenë në terren më shumë se 1600 punonjës. Që nga data 2 janar janë angazhuar në zonat më të prekura Tiranë, Durrës, Vlorë, Gjirokastër dhe Elbasan. Është menaxhuar edhe veriu, por për shkak të investimeve që kemi bërë në veri zonat kanë qenë të mbrojtura dhe më pak problematike”.

“Duke pasur parasysh edhe ndryshimin e kushteve atmosferike në zonat malore qofshin këto të veriut apo verlindjes kemi pasur disa shkëputje në zonën e Kukësit apo Librazhdit, por që të gjitha janë kthyer në funksion në kohë rekord”, tha Balluku.

Sa i përket tensionit të mesëm dhe të ulët, Balluku theksoi se “gjatë ditës së djeshme që ka qenë edhe dita më kulmore e problematikave përsa i përket kushteve atmosferike dhe  kemi arritur në një total të ndërprejes së energjisë për 38 731 abonentë. Kaq qenë defektet duke e krahasuar me totalin e të gjithë abonentëve që shkon në 1 milion. Gjatë ditës së sotme është ulur numri 19 175 abonentë, në raportin e orës 08:00 pa energji në zonat urbane kanë qenë 4786 abonentë, në zonat rurale 10 030 në zonat rurale të thella  4359 abonentë”.

Sipas saj, synohet që në orët në vazhdim të rikuperohen.

Balluku u shpreh se “sa i përket nënstacioneve janë funksionale në rang vendi përveç dy stacioneve që kanë prezencë të ndjeshme të ujit që është ai i Kafarajt dhe i Poçemit”.

“Me rënien e nivelit të Vjosës shpresojmë që shumë shpejt të dyja nënstacionet pasi të pastrohen dhe të krijojnë gjithë kushtet e sigurisë të vendosen në funksion”, tha Balluku.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Talenti Michael Jackson

NGA NERTIL JOLE Nëse do më pyesnin se kush është...

“Fest në Sokak” promovon te turistët e huaj traditën dhe trashëgiminë kulturore në Gjirokastër

GJIROKASTËR,24 maj 2026/Albania Express News/24 maj/ATSH/ “Festë në Sokak”...