Zyrtare/ Pas humbjes me Shqipërinë, Stojkoviç jep dorëheqjen, Mirkoviç merr drejtimin e Serbisë

Pas humbjes mbrëmë ndaj Shqipërisë në Leskovac, trajneri i Serbisë, Dragan Stojković “Pixi”, ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i ekipit kombëtar. Zoran Mirković do të marrë drejtimin e përkohshëm të këmbestrës serbe.

Lajmi u konfirmua fillimisht nga vetë Stojkoviç në konferencën për shtyp, ku ai deklaroi se nuk do të udhëtojë me ekipin për sfidën ndaj Andorrës.
Federata e Futbollit të Serbisë (FSS) njoftoi zyrtarisht sot se Zoran Mirković, aktualisht trajner i ekipit U-21 të Serbisë, do të udhëheqë ekipin A në ndeshjen e radhës kualifikuese për Kupën e Botës

“Zoran Mirković iu bashkua kombëtares në Nish të dielën në mëngjes së bashku me stafin teknik,” njoftoi FSS.
Ai do të shoqërohet nga ndihmësit Strahinja Pandurović, Lazar Tomić, Aleksandar Kirovski, Dejan Odavič dhe Bogdan Milićević.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Skandali me fondet bujqësore, prokuroria europiane kërkon heqjen e imunitetit për 11 deputetë të Parlamentit grek

Prokuroria Evropiane ka dërguar në Parlamentin grek një dosje...

Medalje, rekorde dhe krenari: Elbasani shpallet nënkampion i vendit në peshëngritje

Klubi Shumësportësh Elbasani ka konfirmuar edhe një herë traditën...

Shqipëria 17 vjet në NATO, Begaj: Faktor stabiliteti dhe sigurie në Aleancë

TIRANË, 1 prill /Albania Express News/ Presidenti i Republikës,...