Zjarri në një servis në fshatin Holta të Gramshit, dyshohet për shkëndijë elektrike në një automjet

Rreth orës 09:00 të mëngjesit të sotëm,në fshatin Holta,njësi administrative e bashkisë Gramsh,ka rënë zjarr në një servis automjetesh në pronësi të shtetasit B.H. Sipas informacioneve paraprake,dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike në një prej automjeteve që ndodhej brenda në objekt.

Për të vënë nën kontroll flakët,punonjësit e shërbimit zjarrfikës ndërhynë menjëherë,duke prerë dyert metalike të servisit për të hyrë brenda dhe për të shuar zjarrin. Fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar,por janë shkaktuar dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për të dokumentuar plotësisht shkaqet e rënies së zjarrit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME