Zjarret masive në Gramsh, Ministri i Brendshëm dhe drejtues të lartë nisen drejt zonës së emergjencës, 4 helikopterë në operacion nga ajri

Përshkallëzimi dramatik i zjarreve në fshatrat Kullollas dhe Bletëz të bashkisë Gramsh ka detyruar reagimin urgjent të autoriteteve më të larta të sigurisë dhe emergjencës në vend.

Ministri i Brendshëm, z. Ervin Hoxha, dhe Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, z. Haki Çako, janë nisur menjëherë drejt zonës së përfshirë nga flakët për të ndjekur nga afër menaxhimin e situatës kritike dhe koordinimin e operacioneve në terren.

Dy fshatrat janë “pushtuar “nga flakë gjigande” që kanë përparuar me shpejtësi, duke rrezikuar jo vetëm sipërfaqe të mëdha pyjore, por edhe banesat dhe jetën e banorëve. Për të përballuar këtë emergjencë, në operacion janë angazhuar 4 helikopterë, të cilët kanë nisur ndërhyrjen nga ajri për të frenuar përhapjen e mëtejshme të flakëve dhe për të mbështetur trupat në terren.

Aktualisht, në zonë ndodhen 80 forca të Forcave të Armatosura, të cilat po punojnë krah për krah me zjarrfikësit dhe strukturat vendore të emergjencës civile. Evakuimi i banorëve nga tre fshatra, Kullollas, Bletëz dhe Menkollarë është në vijim, ndërsa mbrojtja e jetës dhe pasurisë së qytetarëve është prioritet absolut.

Ministri Hixha ka deklaruar se “çdo burim shtetëror është në dispozicion të menaxhimit të kësaj emergjence”, ndërsa drejtori Çako po koordinon nga afër veprimet në terren për të siguruar ndërhyrje të shpejtë dhe të koordinuar.

Autoritetet vijojnë të bëjnë thirrje për bashkëpunim nga komuniteti, duke theksuar se situata mbetet tepër e rrezikshme dhe kërkon mobilizim të plotë institucional dhe qytetar.

Gramshi ndodhet përballë një prove të vështirë ,solidariteti dhe veprimi i shpejtë janë çelësi për të shmangur tragjedi të mëdha.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Atli Mani i Pejkut: Shqiptari që ngre shqiponjën mbi tokën e tij

-Njeriu që e shenjtëroi punën me djersë “Në këtë tokë,...

Ballkani Perëndimor miraton paketën ekonomike historike në Londër: nga planet në veprime konkrete

Ministrat e Ekonomisë të vendeve të Ballkanit Perëndimor kanë...