Një zjarr me përmasa të mëdha ka përfshirë pasditen e sotme fshatin Fatisht, në territorin e bashkisë Peqin. Flakët janë përhapur me shpejtësi, duke rrezikuar një sipërfaqe të konsiderueshme toke me pemëtari dhe banesa në afërsi.
Sipas raportimeve paraprake, zjarri ka nisur në një zonë me bimësi të dendur dhe, për shkak të erës dhe temperaturave të larta, përhapja ka qenë e menjëhershme. Banorët janë alarmuar dhe kanë njoftuar menjëherë shërbimet zjarrfikëse, të cilat ndodhen aktualisht në terren, duke punuar për vënien nën kontroll të flakëve.
Për momentin nuk raportohet për persona të lënduar, por dëmet materiale pritet të jenë të konsiderueshme. Në ndihmë të zjarrfikësve lokalë janë angazhuar edhe forca shtesë nga bashki të tjera, ndërsa policia ka nisur hetimet për të zbuluar shkaqet e zjarrit, që ende mbeten të paqarta.