Të paktën 13 persona kanë humbur jetën dhe 28 të tjerë janë plagosur si pasojë e një zjarri të madh që përfshiu një gradaçelë në veri të Hong Kongut, raportoi BBC.
Sipas të njëjtit burim, rreth 13 persona të tjerë vijojnë të jenë të bllokuar brenda ndërtesës, ndërsa ekipet e zjarrfikësve po punojnë pa ndërprerje për t’i shpëtuar. Flakët e fuqishme shoqëroheshin me një sasi të madhe tymi të zi, i cili doli nga ndërtesa ndërsa zjarrfikësit përpiqeshin të vinin situatën nën kontroll.
Raporti i transmetuesit publik RTHK, duke cituar policinë, bën të ditur se një prej personave të shpëtuar ka pësuar djegie të rënda. Operacionet e kërkim-shpëtimit vazhdojnë, ndërsa autoritetet ende nuk kanë dhënë detaje mbi shkakun e zjarrit.

