Zheni Gjergji, model i lidershipit që po transformon marrëdhënien mes stafit mjekësor dhe pacientit në Spitalin Rajonal të Elbasanit

Në një kohë kur sistemi shëndetësor shqiptar po kalon një periudhë sfidash, në Spitalin Rajonal të Elbasanit po vërehet një frymë e re menaxhimi, bashkëpunimi dhe përkushtimi ndaj pacientit. Në qendër të kësaj fryme pozitive që po ndjehet gjithnjë e më fort, qëndron Prof. Asc. Dr. Zheni Gjergji, drejtoresha e këtij institucioni e cila po vendos një standard të ri në mënyrën se si ndërtohen marrëdhëniet midis drejtuesve, stafit mjekësor dhe qytetarëve që marrin shërbim.

Së fundmi, Drejtoresha Gjergji zhvilloi një takim të hapur dhe mjaft frytdhënës me infermieret dhe drejtueset e Poliklinikës së Specialiteteve. Takimi u karakterizua nga një atmosferë bashkëpunimi, mirëkuptimi dhe reflektimi të ndërsjellë, ku u diskutuan sfidat e përditshme të punës në shërbimin ndaj pacientëve, si dhe mënyrat më efektive për të përmirësuar cilësinë e kujdesit shëndetësor.

Në fjalën e saj, Prof. Asc.Dr .Gjergji vlerësoi me respekt të veçantë rolin e grave në sistemin shëndetësor, duke i cilësuar si “zemra e shërbimit mjekësor”, simbol i përkushtimit, humanizmit dhe sigurisë për çdo pacient që kërkon ndihmë në spitalin e Elbasanit.

Energjia, profesionalizmi dhe përkushtimi juaj janë forca jonë më e madhe. Faleminderit për çdo ditë pune, për çdo kujdes që jepni me zemër,” u shpreh ajo, duke përcjellë një mesazh mirënjohjeje e motivimi për të gjithë stafin infermieror.

Ky takim nuk ishte thjesht një mbledhje pune, por një shembull i qasjes së re drejtuese që po ndjek Zheni Gjergji në drejtimin e Spitalit Rajonal të Elbasanit, një menaxhim i bazuar në dialog, komunikim të hapur dhe frymë bashkëpunimi.

Nën drejtimin e saj, Drejtoria e Spitalit Rajonal të Elbasanit po punohet për të forcuar marrëdhënien njerëzore mes stafit mjekësor dhe pacientëve, duke e konsideruar respektin, empatinë dhe cilësinë si vlera themelore të misionit të përditshëm.

Falë kësaj filozofie menaxhuese, stafi i spitalit po ndien mbështetje, motivim dhe besim të ri, ndërsa qytetarët po përjetojnë një përmirësim të dukshëm në mënyrën e pritjes, komunikimit dhe kujdesit shëndetësor.

Në thelb, Zheni Gjergji po dëshmon se drejtimi me vizion, me ndjeshmëri dhe me përkushtim ndaj njerëzve është çelësi për një sistem shëndetësor më cilësor, më njerëzor dhe më efikas.

Spitali Rajonal i Elbasanit, nën kujdesin e saj, po kthehet në një model se si bashkëpunimi i sinqertë midis drejtuesve dhe stafit mjekësor sjell rezultate konkrete në shërbimin ndaj qytetarëve, aty ku çdo buzëqeshje dhe çdo kujdes profesional bëhen pjesë e shpresës dhe besimit tek mjekësia shqiptare.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME