Zgjodhi Shqipërinë, vendimi i Stavro Pilo “çmend” grekët

Stavro Pilo ishte një nga risitë e trajnerit Sylvinho për ndeshjen e 26-të marsit ndaj Polonisë. Mbrojtësi i AEK vendosi të përfaqësojë Shqipërinë, ndërsa ky vendim i tij nuk është pritur mirë në vendin ku ai ka lindur, në Greqi.

Mediat në Greqi kanë bërë të ditur lajmin për Pilon, ndërsa nuk hezitojnë të përmendin edhe emrin. “Paradoksi është se fqinjët i referohen me një emër tjetër nga ai që njohim ne. Emri i ri i Stavros Pilios është “Stavros Pilo”- shkruan Sportsking.gr.

Disa media përmendin shumë emra lojtarësh që kanë patur mundësinë të zgjedhin Shqipërinë dhe Greqinë.

25-vjeçari luajti mbrëmë me AEK dhe dhuroi një asist në fitoren 3-0 ndaj Kifisia. Për të, ky është sezoni i 3-të te AEK, sakaq më parë është aktivizuar në radhët e Gianina dhe Iraklis 1908.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Skandali me fondet bujqësore, prokuroria europiane kërkon heqjen e imunitetit për 11 deputetë të Parlamentit grek

Prokuroria Evropiane ka dërguar në Parlamentin grek një dosje...

Medalje, rekorde dhe krenari: Elbasani shpallet nënkampion i vendit në peshëngritje

Klubi Shumësportësh Elbasani ka konfirmuar edhe një herë traditën...

Shqipëria 17 vjet në NATO, Begaj: Faktor stabiliteti dhe sigurie në Aleancë

TIRANË, 1 prill /Albania Express News/ Presidenti i Republikës,...