Zgjedhjet në PD Elbasan ,nis normalisht votimi për kreun e degës, garë me 5 kandidatë dhe pjesëmarrje e lartë që në orët e para

Ka nisur mëngjesin e sotëm, prej orës 08:00, procesi i votimit për zgjedhjen e kryetarit të degës së Partisë Demokratike në Elbasan, një zhvillim i rëndësishëm për të ardhmen organizative dhe politike të kësaj force në qytet.

Procesi po zhvillohet në selinë e PD-së në Elbasan, ku anëtarësia do të ketë mundësi të ushtrojë të drejtën e votës deri në orën 18:00. Që në orët e para është vërejtur një pjesëmarrje e konsiderueshme, çka sinjalizon interes të lartë për këtë garë dhe pritshmëri për një drejtim të ri.

Në garë për drejtimin e degës janë pesë kandidatë, që përfaqësojnë profile dhe vizione të ndryshme për ringritjen e Partisë Demokratike në Elbasan:
• Durim Çekrezi, aktualisht kryetar i komanduar i degës, i cili mori drejtimin pas tërheqjes së deputetit Blendi Himçi, tashmë kandidat për zgjedhjet parlamentare të majit 2025. Me profesion inxhinier dhe ish-drejtues i Njësisë Administrative Tregan, Çekrezi synon vijimësinë dhe konsolidimin e strukturave ekzistuese.
• Elior Vila, pedagog, i cili ka artikuluar një platformë që fokusohet në hapjen e partisë ndaj profesionistëve, rritjen e transparencës dhe zgjerimin e bazës së anëtarësisë.
• Lumturi Hasa, mjeke dhe ish-kandidate për deputete në zgjedhjet e fundit parlamentare, është e vetmja grua në këtë garë. Me një eksperiencë të mëparshme në PDIU dhe angazhim në struktura, ajo synon një PD më gjithëpërfshirëse, me fokus të veçantë tek të rinjtë dhe gratë.
• Sokol Shkëlzeni, aktualisht sekretar politik i PD Elbasan, me një angazhim të gjatë në radhët e së djathtës, kërkon të marrë drejtimin për të forcuar organizimin dhe strukturën politike në terren.
• Alis Narazani, përfaqësues i një brezi më të ri dhe ish-kandidat për deputet në zgjedhjet e vitit 2025, vjen me një platformë që synon rikthimin e vlerave dhe rritjen e besimit të qytetarëve tek Partia Demokratike.

Ky proces zgjedhor konsiderohet një moment kyç për PD-në në Elbasan, në prag të sfidave të reja politike, ndërsa rezultati pritet të ndikojë drejtpërdrejt në organizimin dhe strategjinë e partisë në nivel lokal. Rezultatet pritet të bëhen publike pas mbylljes së votimit në mbrëmje.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Skandali me fondet bujqësore, prokuroria europiane kërkon heqjen e imunitetit për 11 deputetë të Parlamentit grek

Prokuroria Evropiane ka dërguar në Parlamentin grek një dosje...

Medalje, rekorde dhe krenari: Elbasani shpallet nënkampion i vendit në peshëngritje

Klubi Shumësportësh Elbasani ka konfirmuar edhe një herë traditën...

Shqipëria 17 vjet në NATO, Begaj: Faktor stabiliteti dhe sigurie në Aleancë

TIRANË, 1 prill /Albania Express News/ Presidenti i Republikës,...