Zgjedhjet në 6 bashki, Celibashi: Detyrim ligjor zbatimi i dekretit të Presidentit

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi deklaroi sot se, KQZ ka nisur përgatitjet për zgjedhjet e pjesshme në 6 bashki në datën 9 nëntor.

Në një bashkëbisedim me gazetarët, Celibashi u shpreh se, “KQZ ka si detyrim ligjor të zbatojë dekretin e Presidentit të Republikës dhe të garantojë zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme vendore në të 6 bashkitë”.

“KQZ ka vetëm një përgjegjësi, organizimin e zgjedhjeve që dekretohen nga një institucion tjetër, që është Presidenti, sipas një procedure të përcaktuar”, tha ai.

“KQZ nuk mund të vërë në diskutim çfarë është zhvilluar nga çdo pikëpamje ligjore dhe kushtetuese deri në daljen e dekretit. Detyra e KQZ është të përgatisë procesin zgjedhor për të 6 bashkitë dhe nuk e ka fare të lejuar të vërë në diskutim vendimmarrjet e Institucionit të Presidentit të Republikës apo të Këshillit të Ministrave”, theksoi Celibashi.

“KQZ është në detyrimin kushtetues dhe ligjor për të organizuar zgjedhjet në 6 bashkitë dhe qartazi nuk mund të përfshihet në gjithë diskutimin e bërë lidhur me këtë çështje”, tha më tej Celibashi.

Duke folur për numrin e KZAZ-ve dhe qendrave të votimit, Celibashi tha se, “për Tiranën janë 13 KZAZ dhe 954 qendra votimi. Për Vlorën janë 4 KZAZ dhe 232 qendra votimi. Për bashkinë Tepelenë është 1 KZAZ e cila administron procesin zgjedhor në 22 qendra votimi. Në bashkinë e Matit është një KZAZ dhe 47 qendra votimi. Për bashkinë e Cërrikut 1 KZAZ dhe 57 qendra votimi. Në bashkinë e Beratit janë 2 KZAZ dhe 116 qendra votimi ku do të votohet”.

“Në total janë 22 KZAZ, të cilat do të administrojnë procesin zgjedhor në këto 6 bashki për një total prej 1428 qendra votimi, ku do të votohet”, tha Komisioneri.

Sa i përket numrit të zgjedhësve, Celibashi tha se “kemi vetëm numrin e zgjedhësve të datës 11 maj si referim. Janë rreth 992 103 zgjedhës të cilët kanë qenë në listën e zgjedhësve të këtyre 6 bashkive në zgjedhjet për Kuvendin datës 11 maj”.

“Tirana ka 683 116 zgjedhës të regjistruar për zgjedhjet e 11 majit; Vlora 160 424; Tepelena 11 658; Mati 26 765; Cërriku 35 380; Berati 74 760”, tha Celibashi.

Ndër të tjera, Celibashi bëri me dije se, fondi i parashikuar deri më tani për këto zgjedhje, është 306 milionë lekë të reja, por shtoi ai, nesër deri pasnesër finalizohet buxheti për këto zgjedhje.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Alarm për karburantin e avionëve: BE takim urgjent, kufizime në aeroportet italiane

Bllokimi i zgjatur i Ngushticës së Hormuzit po kthehet...

Presidenti i ri, PDK i vendos kushte Kurtit: Propozimin të na e sjellë të shkruar

Partia Demokratike e Kosovës ka vendosur kushte për kryeministrin,...

Artemis II, përfundon misioni drejt Hënës: Pamë gjëra që s’i ka parë kurrë asnjë njeri

Astronautët e misionit Artemis II të NASA-s e përmbyllën...