Zgjedhjet lokale në Maqedoninë e Veriut/ Mbyllet raundi i dytë, VMRO kryeson, VLEN fiton 5 komuna

Në Maqedoninë e Veriut të dielën qytetarët iu drejtuan kutive votimit në rrethin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë komunash.

Në raundin e dytë kishin mbetur 33 komuna pa zgjedhur drejtuesit e rinj e të drejtë vote kishin mbi një milionë qytetarë.
Procesi u zhvillua i qetë e pa incidente që mund të cenonin sigurinë e mbarëvajtjen e zgjedhjeve.

Me 87% të votave të numëruara deri më tani 19 komuna i ka të fituara partia në pushtet VMRO-DPMNE, e cila pasohet nga e majta maqedonase, LSDM që ka marrë 4 komuna.
Koalicioni shqiptar VLEN që në raundin e dytë garoi në pesë komuna, ka fituar të pestat.
Ndërkohë, Aleanca Kombëtare për Integrim e udhëhequr nga BDI-ja deri tani ka dalë fituese në një nga pesë komunat ku garonte në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale.
Uniteti rom ka një komunë të fituar e një po ashtu e ka edhe Lëvizja ZNAM.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Reshje shiu dhe sot në vend, parashikimi i motit për këtë të mërkurë

Sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike...

Polonisë nuk i mjafton fitorja ndaj Shqipërisë. Në Botëror shkon Suedia

Fitorja ndaj Shqipërisë pesë ditë më parë, nuk i...

Miliona euro abuzive, paditet në gjykatë ‘Eco-Elb’. Këshilltarja opozitare, Çopja: Të ndalohen pagesat!

“Inceneratori fantazmë” përfundon në gjykatë – opozita padit Bashkinë...

Kosovës nuk i mjafton zemra dhe talenti, Turqia shuan ëndrrën e shqiptarëve për në Botëror

Ëndrra shqiptare për në Botëror është shuar në Prishtinë,...