Zëri i një kampioni, Arjan Roseni analizon Elbasanin

Arjan Roseni, ish-mbrojtës i Elbasanit dhe pjesë e skuadrës kampione të viteve ’80, e sheh ekipin aktual si një nga më seriozët e dekadave të fundit. Ai e përshkruan këtë sezon si “një moment që ka kohë që nuk e kemi parë”.

“Elbasani sot është shumë më i qartë në lojë dhe më i fortë në mbrojtje,” thotë Roseni, duke theksuar se pikërisht ky repart ka njohur rritjen më të madhe. “Në dy-tre ndeshjet e fundit skuadra ka qenë shumë më e sigurt. Më pëlqen kompaktësia dhe mënyra si reagojnë lojtarët.”

Duke folur për sfidën me Dinamon, ai paralajmëron:

“Duhet shumë kujdes, sepse Dinamo godet shpejt. Nëse nuk je i disiplinuar, të kapin në befasi.” Megjithatë, Roseni mbetet optimist: “Nëse luajmë me zemër dhe sakrificë, jam i bindur që Elbasani del me rezultat pozitiv.”

Për atmosferën në ekip, ai është edhe më i drejtpërdrejtë:

“Pa harmoni nuk shkon askund. Ky grup është i bashkuar dhe kjo duket në fushë.”

Roseni beson se “Final 4” është objektiv i prekshëm:

“Nëse vazhdojnë me këtë ritëm, nuk shoh asnjë arsye pse Elbasani të mos jetë aty. Lojtarët janë të qetë, financat janë në rregull dhe kjo të jep stabilitet.”

Ai sjell edhe një shembull për të treguar rëndësinë e disiplinës:

“Vitin e kaluar, dy lojtarë u penalizuan sepse u vonuan në autobus. Edhe pse ndeshja ishte e rëndësishme, trajneri nuk bëri asnjë përjashtim. Për mua ishte një mesazh i qartë: pa rregull nuk ka sukses.”

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME