Zbardhet dëshmia e kamerierit: Si degradoi sherri në Manëz deri në vrasje

Është zbardhur dëshmia e kamerierit Alteo Pepa, i cili ishte dëshmitar në lokalin ku ndodhi vrasja e dyfishtë në orët e para të mëngjesit në Manëz të Durrësit. Ai ka treguar se Daniel Pepa dhe viktima Aranit Kurtu erdhën në lokal dhe kërkuan kafe, por ekspresi i kafes ishte fikur.

Sipas dëshmisë, pasi dy klientët u acaruan, ndërhyri Flori, por sherri degradoi deri në përdorimin e armës, duke sjellë tragjedinë që përfundoi me vdekjen e dy personave.

“Daniel Pepa dhe Araniti kanë ardhur në lokal rreth orës 1-1.30 dhe ka kërkuar kafe. I thashë që s’ka kafe se ekspresi është fikur. Ai më tha se donte kafe patjetër, po i thashë që është fikur e s’bëhet në këtë orë.

Ai u acarua dhe në këtë moment ndërhyri Flori, për të më dalë në krah dhe nisi debati mes tyre. Nga lokali dolën te dera e lokalit dhe Flori Paluçi qëlloi mbi Aranitin, shokun e Danielit dhe Danieli më pas ka marrë armën dhe ka qëlluar mbi Florin duke e lënë të vrarë”- tregon kamerieri.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME