Xhudo/ KS Elbasani shkëlqen në turneun ndërkombëtar “Ram Kasmi” në Tiranë

Ekipi i judos i KS Elbasanit ka arritur një paraqitje të suksesshme në turneun ndërkombëtar “Ram Kasmi”, i zhvilluar më 11 prill në Tiranë, ku morën pjesë mbi 200 sportistë nga vende të ndryshme të rajonit.

Sportistët elbasanas garuan në kategoritë U-15 dhe U-18, duke u përfaqësuar me dinjitet dhe duke arritur rezultate të rëndësishme në këtë aktivitet prestigjioz.

Rezultatet e ekipit janë si më poshtë:

Medalje Ari

  • Hera Haxhinikolla (U-15, 55 kg)

Medalje Argjendi

  • Nina Lazaj (U-15, 55 kg)
  • Liljana Sula (U-18, 70 kg)

Medalje Bronzi

  • Ajsi Mullisi (U-15, 55 kg)
  • Alvis Muca (U-15, 60 kg)
  • Eljan Alla (U-18, 60 kg)
  • Elis Malaj (U-18, 55 kg)

Një vlerësim i veçantë shkon për vajzat e ekipit, të cilat arritën të gjitha të ngjiten në podium, duke treguar nivel të lartë përgatitjeje dhe shpirt gare.

Suksesi i ekipit mban edhe meritën e trajnerit Ermir Laze, për përkushtimin dhe punën e tij të vazhdueshme me sportistët.

Ky rezultat konfirmon edhe një herë potencialin dhe zhvillimin e judos në Elbasan, duke e vendosur ekipin mes përfaqësuesve më të denjë në aktivitetet sportive kombëtare dhe ndërkombëtare.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Nga Turbina në Kategorinë e Tretë drejt kombëtares, njihuni me historinë e 20 vjeçarit

20-vjeçari Justin Hounkpe po shndërrohet në një nga historitë...

SHBA – Trump sulmon ashpër papa Leonen XIV pas apelit kundër luftës

UASHINGTON, 13 prill  – Presidenti i SHBA-së, Donald Trump...