Vrasje në Shkodër, viktimë Kristian Kola 34 vjeç

Policia e Shkodrës ka njoftuar për një vrasje që ndodhi mbrëmjen e kaluar në lagjen “Vasil Shanto”, rreth orës 22:30. Viktimë është Kristian Kola, 34 vjeç, i cili dyshohet se u qëllua me armë zjarri te ambientet e jashtme të një lokali. Autorët, dy persona ende të paidentifikuar, janë duke u kërkuar nga forcat e policisë.

Shërbimet e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje, janë ngritur pika kontrolli në dalje të qytetit dhe po vijojnë kontrollet në zonë dhe në ambiente të ndryshme për kapjen e autorëve.

Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon intensivisht për të sqaruar rrethanat e ngjarjes, për dokumentimin ligjor dhe për identifikimin e autorëve.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME