Vrasja e gjyqtarit Kalaja: Autori thotë se veproi nga mllefi

Elvis Shkëmbi, 30 vjeçari i akuzuar për vrasjen e gjyqtarit Astrit Kalaja, ka dhënë dëshmi të re në polici, ku ka pranuar se armën e mbante gjithmonë me vete dhe se e qëlloi gjyqtarin për shkak të mllefit pas vendimit gjyqësor.

“Dëgjova vendimin e gjykatësit, armën e kisha me vete. E mbaja gjithmonë me vete dhe ashtu e mendova për momentin u ngrita dhe e qëllova, më kapi një si mllef,” – deklaroi autori në dëshminë e tij të dytë.

Policia vijon hetimet për të zbardhur plotësisht motivet e ngjarjes dhe rrethanat që çuan në këtë akt të rëndë. Autoritetet kanë theksuar se do të shqyrtojnë gjithashtu mënyrën e mbajtjes së armës nga i riu, si dhe çdo element tjetër që lidhet me përgjegjësinë penale.

Ndërkohë, xhaxhai i autorit, Gjon Shkambi, deri në këto momente nuk ka dhënë asnjë deklaratë për grupin hetimor, duke refuzuar të komentojë mbi ngjarjen ose mbi motivet që mund të kenë çuar nipin e tij drejt veprës penale.

Hetimet pritet të vazhdojnë edhe në ditët në vijim, ndërsa familja e gjyqtarit Astrit Kalaja dhe publiku presin për një zhvillim ligjor që të sqarojë të gjitha rrethanat e kësaj vrasjeje tronditëse.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Ekzekutimi i biznesmenit Mondi Mëhalla në Elbasan, del sot para gjykatës Nevzat Spaho

  Zhvillimet gjyqësore për vrasjen e biznesmenit Edmond (Mondi) Mëhalla...

Presidenti bullgar kërkon dorëheqjen e qeverisë vendi drejt zgjedhjeve

Presidenti bullgar Rumen Radev ka kërkuar dorëheqjen e menjëhershme...

Evakuohet një qytet në Greqi për shkak të daljes së lumit nga shtrati

Banorët e vendbanimit Yperia në bashkësinë rajonale të Larisës...

Parashikimi i motit për sot, 6 dhjetor 2025

Ditën e shtunë vendi ynë do të jetë në...