Volejboll/ Kupa e Shqipërisë starton me dominim të Tiranës dhe Pogradecit

Kupa e Shqipërisë në volejboll për femra ka ngritur dje siparin e edicionit 2025-2026, me dy ndeshjet e para të fazës së grupeve, ku nuk pati asnjë surprizë. Tirana dhe Pogradeci konfirmuan epërsinë e tyre në parket, duke fituar pastër në shtëpi dhe marrë tre pikët e para në rrugëtimin drejt trofeut.

Kampionet në fuqi, vajzat bardheblu të Tiranës, dominuan plotësisht përballë Vllaznisë në ndeshjen e vlefshme për Grupin B. Të drejtuarat nga Adrian Gorenca mbyllën llogaritë pa shumë histori në tre sete: 25-16, 25-17 dhe 25-17, duke vulosur fitoren për vetëm 1 orë e 13 minuta lojë.

E njëjta panoramë edhe në Pogradec, ku skuadra vendase mposhti lehtësisht Korabin në një përballje të Grupit A. Vajzat e trajnerit Besnik Lisha triumfuan me rezultate të thella 25-16, 25-10 dhe 25-13, duke siguruar një nisje ideale dhe plot vetëbesim në Kupë.

Faza e parë e grupeve do të kompletohet sot me dy ndeshjet e mbetura:

  • Në Farkë, në orën 16:00, për Grupin B do të përballen Dinamo – Teuta,

  • Ndërsa në Korçë, në orën 17:00, Skënderbeu pret Partizanin, sfidë e vlefshme për Grupin A.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME