Një lajm surprizues vjen nga merkato! Vllaznia është shumë pranë transferimit të sulmuesi anësor, Lirim Kastratin, që aktualisht është pa klub.
26-vjeçari ka një CV të pasur, pritet të vijojë karrierën te skuadra e Edi Martinit.
Hapat e para të karrierës, Kastrati i ka hedhur tek akademia e shkollës Shkëndija e Tiranës, për të vijuar më pas me eksperienca në kampionate të njohura si Kroacia, Polonia dhe Hungaria.
Sulmuesi luajtur me ekipe si Dinamo Zagreb, Legia Varshavë dhe Ujpest, ndërsa është aktivizuar edhe me Përfaqësuesen A të Kosovës, plot 17 ndeshje, duke shënuar edhe një gol.
Kastrati luan kryesisht si anësor i djathtë, por mund të përshtatet edhe në të majtë. Sipas “Transfermarkt”, ai vlerësohet aktualisht me rreth 200 mijë euro, ndërkohë që vlera e tij maksimale ka qenë 2 milionë euro në vitin 2020 kur ishte pjesë e Dinamos së Zagrebit.
Vllaznia synon të përfitojë nga statusi i tij si lojtar i lirë, për të forcuar krahët e sulmit para nisjes së sezonit të ri.