Vjosa Osmani kujton 1584 të zhdukur në Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur me Dhunë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka përkujtuar sot Ditën Ndërkombëtare të Personave të Zhdukur me Dhunë, duke i bërë thirrje Serbisë dhe komunitetit ndërkombëtar për drejtësi. Ajo vë në dukje se edhe pas më shumë se dy dekadash nga përfundimi i luftës, 1584 qytetarë të zhdukur ende i mungojnë vendit të tyre.

Sipas Osmanit, varret e hapura janë dëshmi e gjallë e krimeve të luftës dhe e krimit të përsëritur nga regjimi serb, ndërsa drejtësia për të zhdukurit nuk është vendosur ende. “Për sa kohë që mijëra qytetarë tanë mbesin të zhdukur, paqja mbetet e paplotë”, thekson Presidentja.

Ajo i kujton Presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, se regjimi i tij “vazhdon të flejë mbi varreza masive, duke mbajtur peng zbardhjen e fatit të të zhdukurve”, dhe u bën thirrje partnerëve ndërkombëtarë të rrisin presionin mbi Serbinë, për të siguruar drejtësinë dhe qetësinë për familjet e viktimave.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Operacion blic në Elbasan: Arrestohen eksponentë të njohur të botës së krimit

Një operacion i befasishëm i policisë është zhvilluar gjatë...

Elbasani, qarku i parë në Shqipëri që ndalon përdorimin e monopatinave elektrike – masa të reja për sigurinë rrugore

Përdorimi i monopatinave elektrike tashmë është zyrtarisht i ndaluar...