Vijon puna për Muzeun e Lundrimit në Shkodër, hapësirë moderne për qytetarët

Puna për ndërtimin e Muzeut të Lundrimit në Shkodër vijon.

Kryeministri Edi Rama, ndau mëngjesin e sotëm pamje nga projekti që theksoi ai është hapësirë moderne për qytetarët e vizitorët që do të përcjellë historinë, kulturën dhe lidhjen e qytetit me traditën e vjetër të lundrimit.

Ky kompleks do të plotësohet edhe me sheshin e ri të eventeve, një hapësirë bashkëkohore e konceptuar posaçërisht për aktivitete kulturore dhe artistike.

Kjo vepër infrastrukturore, së bashku me portin dhe parkun e rekreacionit, do ta kthejë hyrjen e Shkodrës në një zonë moderne dhe të zhvilluar.

Projekti i Muzeut të Lundrimit do të shërbejë për të vënë në pah kulturën dhe historinë e rajonit, duke e lidhur atë me zhvillimin urban.

Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci është shprehur se “kjo hapësirë moderne, e konceptuar për aktivitete kulturore, do t’i japë Shkodrës identitetin e një qyteti evropian, ku kultura, historia dhe zhvillimi urban ecin krah për krah”.

Me përfundimin e planifikuar në qershor 2026, zona pritet të kthehet në një qendër tërheqëse për banorët dhe vizitorët, duke i dhënë një identitet të veçantë hyrjes së qytetit.

Punimet në Muzeun e Lundrimit pritet të përfundojnë në qershor të vitit 2026.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME