Veteranët socialistë të Librazhdit, lidershipi i sotëm i PS-së injoron dhe nuk vlerëson sakrificën tonë

Në një takim me karakter nostalgjik dhe kritik, ish-deputeti Maksut Balla dhe veteranë të tjerë socialistë nga Librazhdi kanë rikujtuar kohët e vështira të viteve ’90, kur përballeshin me dhunën shtetërore dhe terrorin e ushtruar nga Partia Demokratike ndaj socialistëve.

Ndërkohë ky takim me ish figurave të rëndësishme të PS të tri dekadave më parë shërbeu edhe për të denoncuar mungesën e vlerësimit dhe respektit nga lidershipi i sotëm i Partisë Socialiste ndaj atyre që dhanë gjithçka për kauzën.

Me ftesë të ish-kryetarit të degës së PSSH-së në Librazhd në vitin 1996, Haki Tahirllari, në takim sipas ish deputetit socialist Maksut Balla ishin edhe Pellumb Kurti, ish-kryetar i këshillit të rrethit, dhe Et’hem Rira, gjithashtu ish-kryetar i degës lokale të PS-së për disa vite.

Për më shumë se dy orë, ata rikthyen kujtesën tek sfidat e mëdha të atyre viteve dhe kontributi i tyre në ndërtimin e demokracisë dhe shtetit ligjor në Shqipëri. “Ne nuk jemi brezi që filloi historinë e kësaj partie, siç sot nganjëherë tenton të shfaqet gjithkush. Ne në vitin 1996, u përballëm me dhunë shtetërore, terror politik dhe presione të jashtëzakonshme. Shumë prej nesh vunë në rrezik madje edhe jetën për të mbrojtur idealet socialiste dhe demokracinë”, theksoi ish-deputeti Maksut Balla.

Ai nuk kurseu as kritikat për drejtuesit aktualë të PS-së: “Lidershipi i sotëm injoron sakrificën tonë dhe nuk i jep vlerën e merituar brezit që bëri të mundur ekzistencën dhe forcimin e PS-së. Shumë nga bashkëluftëtarët tanë që u masakruan gati për vdekje në Rrethin e Librazhdit për të mbrojtur këto ideale janë lënë në harresë, ndërkohë që në radhët e partisë socialiste janë futur dhunuesit tanë ,ish-ekstremistë të PD-së të asaj kohe, që sot mbajnë pozicione të rëndësishme në strukturat e pushtetit.”

Takimi mes tyre i personaliteteve të Partisë Socialiste Librazhd të mesit të viteve ’90 solli një apel të qartë për reflektim moral nga ana e lidershipit të PS-së, si dhe nevojën për rikthimin e ndershmërisë, idealizmit dhe respektit në politikën shqiptare.

Veteranët socialistë librazhdas janë angazhuar të vazhdojnë takimet e tyre dhe të kërkojnë që kontributi dhe sakrifica e brezit të parë të socialistëve të njihet dhe të vlerësohet nga drejtuesit aktualë të cilët duhet ta demokratizojnë këtë parti dhe t’ujapin vlerën e merituar idealistëve.

albaniaexpress.al

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Kapotë për të gjithë pallatet, një vizion i ri për qytetin e Elbasanit

Procesi i rikonstruksionit të fasadave në Bashkinë Elbasan po...

Tragjedi në Itali: Tre karabinierë humbin jetën nga një shpërthim pranë Veronës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm...

Nga zëri i qytetarëve te politikat vendore: Elbasani shembull për qeverisje gjithëpërfshirëse

Në ambientet e Bashkisë Elbasan u zhvillua një takim...

Elbasani në qendër të fushatës “Mbrojtja Civile në Turne 2025”!

Në Ditën Ndërkombëtare për Reduktimin e Riskut nga Fatkeqësitë,...