Verona kalon raundin, Adi Kurti një hap larg debutimit

Verona siguroi kualifikimin në raundin tjetër të Kupës së Italisë pas fitores 2-1 ndaj Audace Cerignola-s, por vëmendja nuk shkoi vetëm te rezultati. Në listën e skuadrës së trajnerit Paolo Zaneti u përfshi për herë të parë mbrojtësi i Kombëtares U-19 të Shqipërisë, Adi Kurti, një sinjal domethënës për rolin që pritet t’i besohet në të ardhmen.

Edhe pse nuk u aktivizua, prezenca pranë ekipit të parë tregon se Zaneti e sheh 19-vjeçarin si pjesë të planeve të këtij sezoni. Klubi po e integron gradualisht futbollistin kuqezi, duke i dhënë kohë të përshtatet me ritmin e Serie A dhe kërkesat e futbollit të madh.

Kurti ka spikatur me paraqitjet e tij te të rinjtë e sezonin e kaluar dhe në Kombëtaren e moshave kuqezi dhe tashmë është vetëm një hap larg debutimit. Për Veronën, afrimi i talenteve të tillë është pjesë e strategjisë për të ndërtuar një skuadër konkurruese dhe me të ardhme.

albaniaexpress.al

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

SHBA – Dhjetëra gazetarë të mediave ”braktisin” Pentagonin

Dhjetëra gazetarë u larguan nga Pentagoni në shenjë proteste...

Projekt për krijimin e akademisë zyrtare të Interit në Shqipëri

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja priti...

10 startup-e shqiptare drejt Silicon Valley

Në ambientet e Piramidës u zhvillua finalja e programit...