UEFA uron Shqipërinë me rastin e Ditës së Pavarësisë: Një komb i apasionuar pas futbollit

UEFA ka uruar Shqipërinë, me rastin e 113 vjetorit të Pavarësisë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, UEFA ka shkruar se Shqipëria është një komb i apasionuar pas futbollit dhe se organizoi një kampionat evropian për 17-vjeçarët, i cili ishte i paharrueshëm.

“Gëzuar Ditën Kombëtare, Shqipëri! Një komb i apasionuar pas futbollit, ju organizuat një U17EURO 2025 të paharrueshëm”.

“Tani që po përgatitet të bashkëorganizojë U21EURO 2027 me Serbinë, Shqipëria është gati të shkëlqejë përsëri në skenën evropiane”, thuhet në urimin e UEFA-s.

Shqipëria aktualisht është në garë në fazën Play Off për kualifikimin në Kupën e Botës 2026.

Shqipëria duhet të kalojë Poloninë në gjysmëfinale të Play Off dhe më pas fituesen e çiftit Suedi–Ukrainë për të siguruar pjesëmarrjen në Botëror.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME