Udhëtimi ajror dominon mbi trenat: çmimi më i ulët, ndotja më e lartë

Pavarësisht ndikimit të madh në mjedis, udhëtimi ajror në Evropë është shpesh shumë më i lirë se udhëtimi me tren – deri në 26 herë më i lirë – falë lehtësirave tatimore që gëzojnë linjat ajrore.

Një raport i publikuar nga organizata “Greenpeace Central and Eastern Europe” tregon për dështimin e sistemit evropian të transportit dhe bën thirrje për investime urgjente në rrjetin hekurudhor dhe futjen e “biletave klimatike” të përballueshme dhe të lehta për përdoruesit.

Raporti ka analizuar 142 itinerare në 31 vende të Evropës, duke zbuluar se fluturimet janë mesatarisht më të lira se trenat në 54% të 109 itinerareve ndërkufitare të shqyrtuara. Në Itali, situata është edhe më alarmante: në 16 itineraret ndërkombëtare që përfshijnë vendin, udhëtimi ajror është më i lirë në 88% të rasteve, duke e renditur Italinë të katërt në Evropë për këtë disbalancë çmimesh.

Dallimi i çmimeve shpesh është i jashtëzakonshëm: një udhëtim nga Luksemburgu në Milano kushton pothuajse 12 herë më shumë me tren sesa me aeroplan, ndërsa nga Barcelona në Londër madje deri në 26 herë më shumë.

Kostoja mjedisore: shumëfish më e lartë

Greenpeace paralajmëron se fluturimet lëshojnë mesatarisht pesë herë më shumë CO2 për pasagjer për kilometër sesa trenat. Në rastet kur linjat hekurudhore përdorin 100% energji elektrike të rinovueshme, ndikimi mjedisor i fluturimeve mund të jetë mbi 80 herë më i madh.

OJQ-ja kërkon që BE-ja të ndalojë subvencionet indirekte për fluturimet dhe të bëjë transportin hekurudhor jo vetëm më të gjelbër, por edhe më të përballueshëm për qytetarët.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Orkestra Simfonike e TKOBAP-së në Festivalin Respighi të Bolonjës

Orkestra Simfonike e Teatrit Kombëtar të Operës, Baletit dhe...

BRUKSEL – Dhjetëra mijëra protestues kundër shkurtimeve të buxhetit

Policia e Brukselit ka përdorur gaz lotsjellës dhe ka...

Edicioni IV i Kupës së Ambasadorit, aktivitet sportiv në Javën Kulturore Japoneze

Tirana priti për të katërtin vit radhazi Kupën e...