Udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor do të takohen në Durrës për samitin e Iniciativës së Brdo-Brijunit

Takimi i udhëheqësve të Ballkanit Perëndimor, këtë vit do të organizohet të hënën në Durrës – nën moton “Interesa të përbashkëta, angazhim i përbashkët për një të ardhme të përbashkët: Së bashku drejt BE-së”.

“Përveç çështjes së perspektivës evropiane të vendeve të Ballkanit Perëndimor, takimi do të fokusohet edhe në forcimin e bashkëpunimit rajonal”, njoftuan organizatorët.

Udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor do të takohen të hënën në Durrës, Shqipëri, në samitin e Iniciativës Brdo-Brijuni, dhe tema kryesore do të jetë perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor, me një fokus të veçantë në Planin e Rritjes së rajonit.

Procesi Brdo-Brioni është një iniciativë e përbashkët slloveno-kroate e nisur në vitin 2013, dhe anëtarët e saj janë Shqipëria, Bosnjë-Hercegovina, Mali i Zi, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Serbia.

Samiti në Durrës organizohet nga presidentët e Sllovenisë dhe Kroacisë, Nataaa Pirc Musar dhe Zoran Milanovic, dhe drejtohet nga presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj.

Në takimin në Shqipëri, është konfirmuar pjesëmarrja e presidentit të Malit të Zi Jakov Milatovic, anëtarëve të Presidencës së Bosnjë-Hercegovinës, Zeljka Cvijanovic, Denis Becirovic dhe Zeljko Komsic, presidentes së Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe presidentit të Serbisë Aleksandar Vucic.

Iniciativa Brdo-Brijuni synon të nxisë bashkëpunimin e ndërsjellë dhe të lehtësojë përpjekjet e vendeve të rajonit në rrugën e tyre drejt BE-së.

Në samitin e Durrësit, Sllovenia do të theksojë edhe një herë se zgjerimi i BE-së në Ballkanin Perëndimor është mjeti më efektiv gjeopolitik për të siguruar stabilitetin, paqen dhe sigurinë në rajon.

Pjesëmarrësit në samit do t’i kushtojnë vëmendje të veçantë zbatimit të planit të BE-së – për rritjen ekonomike në Ballkanin Perëndimor –  i cili u mundëson vendeve të rajonit të integrohen, gradualisht në BE dhe sjell përfitime konkrete për qytetarët e tyre.

Për këtë qëllim, BE ka krijuar një instrument financiar për periudhën 2024-2027 me vlerë 6 miliardë euro.

Maqedonia e Veriut pritet të marrë mbi 750 milionë euro nga Plani i Rritjes së Ballkanit Perëndimor të BE-së deri në fund të vitit 2027, Kosova 880 milionë euro, Shqipëria 920 milionë euro, Serbia mbi 1,5 miliardë euro, Mali i Zi 380 milionë euro dhe Bosnjë-Hercegovina rreth 900 milionë euro – pasi Komisioni Evropian ua uli fondet me 10% për shkak të vonesave në plan.

Takimet në kuadër të nismës Brdo-Brijuni janë zhvilluar çdo vit – që nga viti 2013.

Vitin e kaluar, ai u organizua në Mal të Zi, ku udhëheqësit theksuan – në një deklaratë të përbashkët – rëndësinë e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe bashkëpunimit rajonal dhe u zotuan për reforma të mëtejshme, forcimin e dialogut strategjik me BE-në dhe zbatimin e Axhendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor.  ATSH

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

”Express”: Riviera shqiptare duhet vizituar patjetër për plazhet e saj të kristalta

Nëse jeni në kërkim të një pushimi të bukur...

Dhunë në Selanik, fermerët bllokojnë rrugën drejt aeroportit

Policia në Greqi përdori gaz lotsjellës ndaj fermerëve që...

Sulmohet me dron kopshti i fëmijëve në Sudan, 50 të vdekur, 33 prej tyre fëmijë

Një dron i Forcave paraushtarake të Mbështetjes së Shpejtë...