U rihap segmenti i bllokuar te Arrat e Gurrës në Dragostunjë, rikthehet fluksi i madh i automjeteve drejt Juglindjes

Pas disa ditësh bllokimi, dhe rihapjes për qarkullim të segmentit rrugor te Arrat e Gurrës në Dragostunjë të Librazhd, është rikthyer menjëherë fluksi i madh i qarkullimit të automjeteve në aksin e rrugës kombëtare Tiranë–Elbasan–Librazhd–Pogradec–Korçë, një nga arteriet më të rëndësishme që lidh kryeqytetin me Juglindjen e vendit.

Prej orës 15:00 të kësaj të premteje, me normalizimin e qarkullimit në segmentin e bllokuar, mijëra automjete kanë nisur lëvizjen nga Tirana drejt zonave turistike të Juglindjes si Pogradec dhe Korçë. Fluksi i shtuar i automjeteve në prag të fundjavës ka sjellë ngadalësim të ndjeshëm të qarkullimit, ndërsa në disa segmente janë krijuar edhe radhë kilometrike.

Situata paraqitet veçanërisht e rënduar në segmentin nga Tuneli i Krrabës drejt zonave të Dopajt dhe Hinkës së Shijonit, ku lëvizja e automjeteve është bërë mjaft e vështirë për shkak të volumit të madh të trafikut.

Për të menaxhuar situatën, shërbimet e Policisë Rrugore të Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan janë shtuar në terren, duke ndërhyrë për disiplinimin e qarkullimit dhe për të shmangur bllokime të mëtejshme në këtë aks të rëndësishëm kombëtar.

Ashtu siç ndodh zakonisht gjatë fundjavave, trafiku në këtë arterie pritet të mbetet i rënduar përgjatë gjithë itinerarit drejt Juglindjes, pasi shumë qytetarë kanë zgjedhur të udhëtojnë për pushim në zonat turistike të kësaj pjese të vendit. Ndërkohë, në drejtimin e kundërt qarkullimi paraqitet normal për momentin, ndërsa fluksi i lartë pritet të rikthehet pasditen e së dielës, kur pushuesit do të nisin kthimin drejt Tirana.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Vrasja e 63-vjeçarit në Vlorë, policia: I kemi identifikuar dy autorët, po punojmë për kapjen e tyre

Policia e Vlorës ka identifikuar dy personat që kanë...

LAJM I FUNDIT/ Bordi i Transparencës rrit çmimin e karburantit, nafta shkon 224 lekë për litër

NJOFTIMI: Bordi i Transparencës në datë 3 Prill 2026, në...

Kanabisi në depon e ish-drejtorit të burgut të Rrogozhinës, kush janë shtatë punonjësit e policisë që u pezulluan

Shtatë punonjës së Komisariatit të Peqinit janë pezulluar nga...