Tubimi i PD-së përpara Kryeministrisë dhe Kuvendit, Berisha nga selia: Lironi 25 protestuesit paqësorë, po përmbysim diktaturën e dytë

Pas përfundimit të protestës së opozitës përballë Kryeministrisë dhe Kuvendit, lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha, doli me një deklaratë në seli.

Ai i kërkoi komisariateve të lironin 25 protestuesit e arrestuar dhe se ky është kilometri i fundit drejt fitores.
“Duhet të betohemi se me këtë betejë, ky do të jetë kilometri ynë i fundit, do të jetë fundi i merituar i Edi Ramës dhe narkoqeveritarëve të tjerë. Kërkoj lirimin e menjëhershëm të 25 protestuesve paqësorë, të cilët në mënyrë absolute nuk kanë kryer asnjë akt dhe janë marrë vetëm si akt urrejtjeje me urdhër të Edi Ramës. I kërkoj komisariateve t’i lirojnë menjëherë, të mos zbatojnë asnjë urdhër që bie në kundërshtim me Kushtetutën dhe ligjet e vendit. Nuk mund kurrë, një popull me asgjë… Ju e patë gatishmërinë e atyre njerëzve, që ishin të gatshëm t’i jepnin Edi Ramës në 30 minuta atë që meriton. Ne kemi një mision dhe vetëm një mision, përmbysjen e këtij regjimi kriminal. Asgjë s’e shpëton më këtë. Fatin e Enver Hoxhës do ketë.

Beteja me diktaturën është një qëndresë e vazhdueshme, një betejë e pandërprerë, një betejë. Të pamposhturit opozitarë, ata që bëjnë të pamundurën të mundur. Për protestën e ardhshme do e njoftojmë.
Rama është një kufomë e pakallur. I përgëzoj të gjithë. Popull gjigand. Po përmbysni diktaturën e dytë të Shqipërisë.
Ai foli sikur ishte djali i Gaddafit. Kësaj radhe e përshkruaj siç është”, tha Berisha.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Ermira Urupi përfaqëson Shqipërinë në Strasburg , një zë i rëndësishëm i pushtetit vendor shqiptar në arenën europiane

Elbasani dhe Shqipëria marrin një tjetër përfaqësim të rëndësishëm...

AF Elbasani gati për sfidën e madhe në “Air Albania” ,verdheblutë përballë Dinamo City

Të shtunën në mbrëmje, “Air Albania” do të jetë...

Rauf Dimraj shpirti sportiv që fluturon mbi kujtimet dhe ëndrrat

-Dritarja ku frymëzimi takon veprën Nga BUJAR QESJA Mjeshtër i Madh Një...