Trump i vendosur: Do të ndërmarrë veprime ligjore kundër BBC-së pavarësisht kërkimfaljes nga rrjeti britanik

Dokumentari, i cili u transmetua nga programi i lajmeve Panorama i BBC-së pak para zgjedhjeve presidenciale të SHBA-së në vitin 2024, bashkoi tre segmente të fjalimit të Trump më 6 janar 2021, kur mbështetësit e tij sulmuan Kapitolin. Redaktimi i fjalimit të tij krijoi përshtypjen se Trump po i nxiste mbështetësit e tij të sulmonin Kapitolin.

15 Nëntor 2025, 07:44Nga E. D
Trump i vendosur: Do të ndërmarrë veprime ligjore kundër

Donald Trump, BBC

SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, u tha gazetarëve të premten se do të ndërmarrë veprime ligjore kundër BBC-së , transmetuesit publik britanik, javën e ardhshme.

Të enjten, BBC i dërgoi një letër Shtëpisë së Bardhë duke i kërkuar falje presidentit të SHBA-së për dokumentarin “Trump: Një shans i dytë?” që u transmetua nga programi Panorama në tetor 2024.

Por theksoi se nuk ka bazë ligjore që presidenti republikan i SHBA-së të ndërmarrë veprime ligjore në gjykatat civile për dokumentarin, të cilin avokatët e Trump e kanë quajtur shpifës. Sekretarja Britanike e Kulturës, Lisa Nundy, tha se ishte e drejtë që BBC t’i kërkonte falje Donald Trump.

Dokumentari, i cili u transmetua nga programi i lajmeve Panorama i BBC-së pak para zgjedhjeve presidenciale të SHBA-së në vitin 2024, bashkoi tre segmente të fjalimit të Trump më 6 janar 2021, kur mbështetësit e tij sulmuan Kapitolin. Redaktimi i fjalimit të tij krijoi përshtypjen se Trump po i nxiste mbështetësit e tij të sulmonin Kapitolin.

Avokatët e Trump kishin kërcënuar BBC-në me një padi për dëmshpërblim deri në 1 miliard dollarë nëse nuk e tërhiqte dokumentarin, nuk i kërkonte falje presidentit të SHBA-së dhe nuk e kompensonte atë për dëmet financiare dhe morale.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME