Tronditje për kampionin shqiptar të botës në peshëngritje, Briken Calja humb njeriun më të shtrenjtë

Nga Fatmir Popja

Ai i ka dhënë Shqipërisë lavdi në arenën ndërkombëtare të sportit, duke e ngjitur flamurin kuqezi në majat më të larta të podiumeve botërore. Por sot, jeta është treguar e pamëshirshme me kampionin e botës në peshëngritje, Briken Calja, i cili ka pësuar një nga humbjet më të rënda personale.

Mesnatën e fundit ka ndërruar jetë nëna e tij e dashur. Lajmin e trishtë e ka bërë të ditur vetë sportisti nga Shtërmeni i bashkisë së Cërrikut, përmes një postimi prekës në rrjetin social Facebook, ku ka ndarë edhe fotografinë e nënës së tij, një figurë që për të ka qenë frymëzim, mbështetje dhe forcë në çdo sfidë të jetës.

Shpirti im, engjëlli im, mami… do të më mungosh përjetë,” ka shkruar Calja.

Peshëngritësi i ekipit kombëtar të Shqipërisë, Briken Calja, u shpall kampion bote në vitin 2021 në peshën deri në 73 kg, në Kampionatin Botëror të Peshëngritjes të zhvilluar në Uzbekistan. Ai arriti të triumfojë kundër rivalëve më të fortë, përfshirë edhe sportistin nga Tajlanda, duke siguruar medaljen e artë në stilin e shkëputjes dhe dy medalje të argjendta në shtytje dhe dygarësh, një sukses historik për sportin shqiptar.

Sot, ky sportist i jashtëzakonshëm që na ka bërë krenarë me përkushtimin dhe disiplinën e tij, përballet me dhimbjen më të madhe njerëzore. Në këtë moment zie dhe trishtimi, zemrat e të gjithë shqiptarëve janë pranë tij. Ngushëllime të sinqerta kampionit tonë dhe familjes Calja për këtë humbje të pazëvendësueshme.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Elbasani synon ringjalljen e sportit në shkolla, Klubi Shumësportësh në nismë për talentet e reja

Klubi Shumësportësh Elbasani vijon të ndërmarrë hapa konkretë për...

Nis ndërtimi i urës së Papërr-Sollakut, një premtim që bëhet realitet për banorët

Në njësinë administrative Papërr, në fshatin Papërr-Sollak, kanë nisur...

PD publikon deklaratën e pasurisë së Presidentit Begaj: Të ardhura edhe nga një spital privat në vitin 2023

Partia Demokratike ka publikuar sot deklaratën e pasurisë së...

Taulant Balla: “Presidenti Begaj nuk ka kryer asnjë shkelje dhe nuk do të shkarkohet”

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla,...