Transformimi i Shkodrës, kryeministri Rama: Muzeu i Lundrimit do ta shndërrojë hyrjen e qytetit në një zonë moderne

Kryeministri Edi Rama ka ndarë mëngjesin e sotëm një video nga kantieri i ndërtimit të Muzeut të Lundrimit në Shkodër, një projekt ambicioz që synon të kthejë hyrjen e qytetit në një hapësirë moderne dhe funksionale.Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, Rama tha se ky muze, së bashku me portin dhe parkun e rekreacionit, do të transformojnë këtë zonë të rëndësishme të qytetit verior, duke i dhënë Shkodrës pamjen dhe zhvillimin që meriton.
“MIRËMËNGJES 😊 dhe nga kantieri i Muzeut të Lundrimit në Shkodër, një investim që, së bashku me portin dhe parkun e rekreacionit, do ta shndërrojë hyrjen e qytetit në një zonë moderne e të zhvilluar, siç i ka hije Shkodrës, ju uroj një ditë të mbarë,” – shkroi Rama.Muzeu i Lundrimit pritet të rikthejë në vëmendje historinë detare dhe lidhjen e Shkodrës me liqenin, ndërsa parku i ri dhe porti do të ofrojnë më shumë hapësira për qytetarët dhe vizitorët.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME

Pesë burra dhe një qytet ,Durrësi në një fotografi të vitit 1989 ,në prag të një epoke të re

Pesë burra dhe një qytet ,Durrësi në një fotografi...

Pasojat e luftës ndihen edhe në mjedis, paralajmërimi i OKB: Në Iran po çlirohen substanca shumë toksike

Organizata e Kombeve të Bashkuara paralajmwron se lufta në...

Kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit për këtë të hënë

Ditën e Hënë vendi ynë do të ndikohet nga...

Horoskopi për ditën e sotme, 6 prill 2026

Dashi Çfarë dite për të qenë në kulmin e lojës...