Tragjedi në Milano, zjarri në një ndërtesë katërkatëshe merr tre jetë

Një zjarr tragjik në një ndërtesë katërkatëshe në Cornaredo, pranë Milanos, ka marrë jetën e tre personave mbrëmë. Viktimat janë një çift i moshuar, 88 dhe 82 vjeç, si dhe djali i tyre 55-vjeçar.

Sipas raportimeve të Karabinierëve të Komandës Provinciale të Milanos, të cilët po hetojnë ngjarjen, 40 persona u evakuuan nga ndërtesa, ndërsa tetë prej tyre u plagosën dhe u dërguan në spital për shkak të thithjes së tymit apo lëndimeve të tjera. Fatmirësisht, asnjë prej tyre nuk është në gjendje të rëndë.

Në vendngjarje ndodhen forcat e Zjarrfikësve të Corsico (Milano) dhe njësia hetimore e Brigadës së Zjarrfikësve, që po punojnë për të përcaktuar shkakun e shpërthimit të flakëve. Apartamenti ku nisi zjarri është aktualisht i bllokuar për hetime.

Në total, 17 familje janë evakuuar nga godina. Nëntëmbëdhjetë persona iu nënshtruan ekzaminimeve mjekësore, ndërsa tetë u transportuan në spitale të ndryshme për trajtim dhe kontroll.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME