Tragjedi në Maliq:Zjarri në një banesë në Maliq, humb jetën nëna dhe i biri fëmija tjetër në gjendje të rëndë shëndetësore

 

Një banesë është përfshirë nga flakët, ku fatkeqësisht nëna ka humbur jetën nga asfiksia, ndërsa dy fëmijët e saj janë transportuar në spitalin e Korçës. Mësohet se viktima ishte 40 vjeçe, ndërsa fëmijët janë të moshave 14 dhe 6 vjeç, njëri prej të cilěve, Luka Azisllari ndërroi jetë pak më pas në duart e mjekëve .

Shkaku i zjarrit nuk dihet ende.
Njoftimi i policisë:
Rreth orës 13:30, në bllokun nr. 3, Maliq, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit V. A.
Si pasojë janë dëmtuar dhe janë dërguar menjëherë për ndihmë shëndetësore në spital shtetasja M. A. dhe dy fëmijët e saj të mitur, 14 dhe 6 vjeç.
Dyshohet se si pasojë e asfiksisë shtetasja M. A., ka ndërruar jetë në spital.
Shërbimet e Policisë dhe ato zjarrfikëse bënë të mundur shuarjen e zjarrit.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit dhe dokumentimin ligjor të rastit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME