Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Vidhas të Elbasanit, ku një banesë është përfshirë nga flakët.
Rreth orës 15:45, shtëpia ku jetonte i vetëm i moshuari Dalip Verçani, rreth 90 vjeç, u përfshi nga zjarri, duke i marrë atij jetën. Viktima dyshohet se është asfiksuar nga tymi i dendur që ka mbuluar banesën.
Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse dhe ambulanca me stafin mjekësor, të cilët ndërhynë për shuarjen e flakëve dhe dhënien e ndihmës së parë, por fatkeqësisht i moshuari nuk arriti të mbijetonte.
Shkaqet e rënies së zjarrit nuk dihen ende, ndërsa policia dhe ekspertët zjarrfikës kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj tragjedie.
albaniaexpress.al