Të paktën nëntë persona kanë humbur jetën në një aksident të rëndë rrugor që ka ndodhur në Argjentinë, ku janë përfshirë një autobus pasagjerësh dhe një automjet privat.
Ngjarja ka ndodhur në autostradën 14, në provincën Misiones, ku autobusi, pas përplasjes me makinën, ka rënë nga një urë, duke shkaktuar pasoja tragjike.
Ekipet e ndihmës së shpejtë dhe shërbimet zjarrfikëse mbërritën menjëherë në vendngjarje, duke shpëtuar dhe transportuar në spital rreth 20 pasagjerë të plagosur.
Sipas raportimeve të mediave lokale, mes viktimave ndodhen edhe gra dhe fëmijë, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e aksidentit, që dyshohet të jetë shkaktuar nga humbja e kontrollit të njërës prej mjeteve.

