“Tourism Fair Albania”, profesionistët e turizmit nga 18 vende të botës në Tiranë

“Tourism Fair Albania” rikthehet më 11-12 shkurt me edicionin e tij të 4-t, me qëllim kryesor për të nxitur bashkëpunimin në turizëm.

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja tha sot se “ky panair do të mbledhë profesionistë të industrisë së turizmit, destinacione dhe investitorë, duke u fokusuar në inovacion, rrjetëzim strategjik dhe mundësi konkrete bashkëpunimi”.

“Ministria e Turizmit, Kulturës dhe Sporteve dhe Agjencia Kombëtare e Turizmit janë mbështetësit kryesorë të panairit, me misionin promovimin e Shqipërisë turistike”, tha Gonxhja.

“Tourism Fair Albania” i organizuar nga Iceberg Exhibitions është konsoliduar ndër vite si një platformë strategjike e industrisë së turizmit, e cila bashkon operatorë turistikë, destinacione, struktura akomoduese, institucione publike dhe blerës profesionistë ndërkombëtarë, me një fokus të qartë në bashkëpunime konkrete dhe në zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit.

TFA26 do të sjellë në Tiranë përfaqësues nga mbi 18 vende të botës, përfshirë tregje me potencial të lartë si ShBA, Kanada, Japonia, Kina dhe Tajlanda, si edhe tregje kyçe europiane si Anglia, Gjermania, Irlanda dhe Franca.

Nëpërmjet kësaj platforme, panairi synon të forcojë pozicionimin ndërkombëtar të Shqipërisë dhe Tiranës si destinacione turistike gjithëvjetore, duke nxitur flukse të reja turistësh dhe marrëveshje konkrete biznesi për sezonet në vijim.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME