Tirana në tension: Shtyhet mbledhja për shkarkimin e kryebashkiakut

Mbledhja e Komisionit të Ligjeve të Bashkisë së Tiranës, e parashikuar për sot, është shtyrë për nesër në orën 10:00.

Komisioni mblidhet për të vendosur rreth rendit të ditës në Këshillin Bashkiak, ku do të diskutohet shkarkimi i kryebashkiakut Erion Veliaj. Vendimi i tij ka rëndësi të madhe, pasi Veliaj ndodhet aktualisht në qeli dhe kërkon të marrë pjesë dhe të dëgjohet gjatë seancës, duke e bërë situatën më të ndërlikuar dhe me tension.

Deri më tani, këshilltarët e PS në Këshillin Bashkiak të Tiranës nuk kanë dhënë asnjë vendim apo orientim për kërkesën e Veliajt, duke krijuar një situatë pritjeje dhe paqartësie për hapat e ardhshëm, ndërsa opinioni publik ndjek me kujdes zhvillimet e fundit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME