TIA kryeson Europën dhe Ballkanin për rritjen rekord të fluturimeve në korrik 2025

Tirana International Airport (TIA) renditet në krye të Europës dhe Ballkanit për rritjen e fluturimeve.

Sipas njoftimit të aeroportit, “Tirana International Airport në krye të Europës dhe Ballkanit!”.

“Në korrik 2025 Shqipëria shënoi një rritje rekord prej +152% të fluturimeve krahasuar me periudhën para pandemisë, duke u bërë lider absolut në Ballkan dhe e para në gjithë Europën”, thuhet në njoftim.

Aerporti Ndërkombëtar i Tiranës bën të ditur se, “turizmi shqiptar po njeh zgjerimin më të madh ndonjëherë, duke e kthyer Shqipërinë në një nga destinacionet më të kërkuara për udhëtarët ndërkombëtarë”.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME