Thesaret që fshehin ujërat e Liqenit Karstik të Seferanit i cili mban statusin “Monument natyre”

Në zemër të Dumresë, në territorin e bashkisë së Belshit, shtrihet një nga mrekullitë më të veçanta natyrore dhe historike të vendit tonë , Liqeni i Seferanit. Një perlë karstike me ujëra të qeta e të thella, që jo vetëm të mahnit me bukurinë natyrore, por fsheh në thellësitë e tij një histori që daton mijëra vite më parë.

Zbulimet arkeologjike të kryera nën sipërfaqen e liqenit kanë nxjerrë në dritë terrakota, enë dhe figura që i përkasin shekujve III–II para erës sonë. Këto artefakte janë dëshmi e ekzistencës së një faltoreje të lashtë pranë ujit, një vend i shenjtë ku banorët e hershëm të zonës kryenin rite dhe lutje. Sipas studiuesve, lutjet e paraardhësve tanë i drejtoheshin Afërditës, perëndeshës së dashurisë dhe pjellorisë, me shpresën për mirësi, begati dhe një jetë më të mirë.

Ky liqen është jo vetëm  një pasuri natyrore, por edhe  një dëshmi e gjallë e lidhjes së hershme mes njeriut dhe natyrës, mes besimit dhe ujit si simbol i jetës. Sot, Liqeni i Seferanit mban statusin “Monument Natyre” dhe përbën një pjesë të rëndësishme të trashëgimisë sonë kulturore e historike.

Mes qetësisë së ujërave të tij dhe legjendave që mbart, Liqeni i Seferanit vazhdon të mbetet një thesar i çmuar i Dumresë – një vend ku natyra dhe historia ndërthuren në mënyrë magjike.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME