Teuta–Elbasani mbyllet pa gola, Partizani fiton me “bekimin” e Kontrerës

Supersfida mes Teutës dhe Elbasanit, e zhvilluar në stadiumin “Niko Dovana”, u mbyll në barazim pa gola, në një ndeshje të shoqëruar me tension, raste shënimi dhe ndërprerje të pazakonta.

Vendasit ishin më kërkues gjatë takimit, duke krijuar më shumë raste për gol, por u ndalën disa herë nga portieri i Elbasanit, Janaçek, i cili ishte vendimtar me pritjet e tij. Nga ana tjetër, edhe verdheblutë patën mundësitë e tyre, por pa mundur ta dërgojnë topin në rrjetë.

Ndeshja u ndërpre për rreth 10 minuta pas ndezjes së flakadantëve nga tifozët, ndërsa tymi pushtoi fushën e lojës. Situata u komplikua edhe më shumë pasi për pak minuta u fikën dritat në stadium.

Emocionet kulmuan në 12 minutat shtesë, ku Elbasani shpëtoi portën në vijën fatale, ndërsa Jazxhi shpërdoroi një rast ideal me kokë. Në lojë ndërhyri edhe VAR-i, pas një pretendimi për penallti nga ana e Teutës, por pas verifikimit arbitri Hamiti vendosi të vijojë lojën. Kështu, takimi i javës së 14-të u mbyll pa fitues.

Partizani merr frymë, fitore jetike ndaj Bylisit

Partizani ka marrë një fitore shumë të rëndësishme ndaj Bylisit, duke u larguar nga zona e ftohtë e renditjes dhe duke fituar më shumë qetësi për vazhdimësinë e sezonit.

Ndeshja nuk prodhoi shumë emocione, sidomos në pjesën e parë, ku nuk u regjistrua asnjë goditje në portë. Trajneri Oltijon Kërnaja ndryshoi rrjedhën e lojës me aktivizimin e sulmuesit Diego Kontreras, i cili luan me ekipin B në Kategorinë e Dytë.

Ashtu si në përballjen ndaj Teutës, ku shënoi dy gola vendimtarë, kolumbiani u shfaq sërish vendimtar duke realizuar golin e vetëm të takimit. Një rrjetë e artë që i dhuron tri pikë shumë të rëndësishme Partizanit në këtë fazë të sezonit.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Rama: Shqipëria hapi dyert për afganët kur të tjerët i mbyllën

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot, në Ditën Ndërkombëtare të...

Nuk i kemi mundur kurrë dhe i kemi shënuar vetëm një herë, ja historiku i ndeshjeve të Shqipërisë me Holandën

Nëse Shqipëria do të kualifikohet në Botërorin 2026, atëherë...

Njihuni me shortin e plotë të Botërorit, kush konsiderohet grup “ferri”

Në Washington u hodh shorti i Botërorit, ku u...