“Tetori i Letërsisë”

“Tetori i Letërsisë” sjell frymë kulturore në Bibliotekën e Elbasanit

Biblioteka Publike e Qytetit “Qemal Baholli” në Elbasan ka përmbyllur veprimtaritë e zhvilluara gjatë muajit tetor, i cili u dedikua plotësisht letërsisë dhe leximit.

Gjatë këtij muaji, biblioteka u shndërrua në një hapësirë të gjallë kulture, ku u organizua një sërë aktivitetesh që sollën më afër lexuesit, autorët dhe botën e librit.

Takime me shkrimtarë e poetë, lexime publike, promovime librash, si edhe aktivitete të veçanta për fëmijë dhe të rinj, e kthyen “Muajin e Letërsisë” në një udhëtim të bukur përmes fjalës së shkruar dhe emocioneve që ajo përcjell.

Biblioteka “Qemal Baholli” mbetet një nga institucionet kulturore më të rëndësishme të qytetit, me një fond të pasur librash dhe botimesh, që u ofron lexuesve mundësi të gjera për informim, studim dhe zhvillim personal.

Këto veprimtari, të zhvilluara me mbështetjen e Bashkisë së Elbasanit, synojnë të nxisin dashurinë për librin dhe kulturën e leximit, si një vlerë thelbësore e jetës qytetare.

Biblioteka falënderon lexuesit, autorët dhe bashkëpunëtorët që u bënë pjesë e këtij muaji plot dritë, frymëzim dhe krijimtari.

Fryma e letërsisë do të vazhdojë të mbetet e gjallë çdo ditë të vitit, si pjesë e pandarë e identitetit kulturor të qytetit.

Bashkia Elbasan mbetet e angazhuar në mbështetjen e institucioneve kulturore dhe zhvillimin e aktiviteteve që promovojnë leximin dhe jetën artistike në qytet.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME