Tërmeti i fuqishëm në ishullin e Filipineve, shkon në 72 bilanci i viktimave e mbi 250 të plagosur

Shumë ndërtesa u shembën, ura u shkatërruan dhe ndërprerje të energjisë elektrike ndodhën në zonat pranë epiqendrës.Numri i të vdekurve nga tërmeti me magnitudë 6.9 ballë që goditi ishullin Cebu të Filipineve të martën është rritur në 72, sipas agjencisë mbrojtjes civile, si edhe 294 persona të tjerë mbetën të plagosur. Shumë ndërtesa u shembën, ura u shkatërruan dhe ndërprerje të energjisë elektrike ndodhën në zonat pranë epiqendrës.Tërmeti i së martës ishte më vdekjeprurësi në Filipine që nga viti 2013, kur një tërmet me magnitudë 7.2 ballë tronditi ishullin Bohol, duke vrarë 222 persona. Filipinet ndodhen në të ashtuquajturën “Unaza e Zjarrit” të Paqësorit, ku kryqëzohen pllakat tektonike dhe aktiviteti sizmik dhe vullkanik është intensiv.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Balluku në Austri, diskutime për investime në energji dhe turizëm

Zëvendëskryeministrja dhe njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda...

Ata që e mbajnë Elbasanin mbi supe janë skuadra e fitores dhe e së ardhmes

Në sfondin e një Elbasani që ecën përpara, janë...

Presidenca, kërkesë Kushtetueses: Shpallni moskompetencë për dekretin e zgjedhjeve në Tiranë

Institucioni i Presidentit, në cilësinë e palës së interesuar,...