Televizioni gjerman denoncon ndotjen alarmante në parkun kombëtar të lumit të Vjosës: Skandal mjedisor!

Televizioni publik gjerman, ARD ka denoncuar përmes një kronike ndotjen alarmante të lumit të Vjosës dhe skandalin mjedisor

“Skandal mjedisor në parkun kombëtar të lumit të egër në Shqipëri,” është titulli i kronikës së edicionit të lajmeve Tagesschau.

Gazetarët gjermanë kanë ardhur në vendin tonë dhe kanë parë nga afër ndotjen e parkut kombëtar të Vjosës nga nafta dhe nënproduktet e saj. Ata shprehen se shpallja e Vjosës si një park kombëtar ishte një arritje, por habitati për shumë kafshë dhe shpendë të rrezikuar, por kërcënohet nga nafta e kompanisë Albpetrol. Ekspertët thonë se pastrimi nga kjo kompani pas ndotjes është i pamjaftueshëm.

“Pompat janë të vjetra, situata është katastrofike. Nafta rrjedh kudo,” thonë ekologjistët. Në kronikë është përfshirë dhe një prononcim i ministres së Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaros, e cila shprehet: “Ne kemi një strategji, por është një proces i gjatë dhe i shtrenjtë”.

Televizioni gjerman thekson se një tjetër problem madhor është se në fund të lumit është aktivizuar një hidrocentral dhe një digë e vjetër, që shkon në kundërshti me premtimin se ky do jetë një park kombëtar i mbrojtur.

Organizatat mjedisore, por edhe vetë ambientalistët, kryesisht edhe të huaj, kanë denoncuar vazhdimisht masakrën mjedisore  që po ndodh me lumin Vjosa.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Atli Mani i Pejkut: Shqiptari që ngre shqiponjën mbi tokën e tij

-Njeriu që e shenjtëroi punën me djersë “Në këtë tokë,...

Ballkani Perëndimor miraton paketën ekonomike historike në Londër: nga planet në veprime konkrete

Ministrat e Ekonomisë të vendeve të Ballkanit Perëndimor kanë...