Këtë të diel është raportuar për disa të shtëna me armë zjarri në qytetin e Lezhës.
I plagosur ka mbetur 30-vjeçari, Sokol Daci, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Ai është pronari i një biznesi berberhaneje dhe ndodhej aty në momentin kur u sulmua.
Detaje të reja nga sulmi me breshëri plumbash në berberhanen në Lezhë, 30-vjeçari i plagosur nuk ishte objektivi i autorëve
Sipas informacioneve zyrtare paraprake, dyshohet se 30-vjeçari Sokol Daci nuk ka qenë objektiv i atentatit dhe plumbat e kanë kapur aksidentalisht teksa ishte brenda ne berberhane.
30-vjeçari është pronar i berberhanes ku ka ndodhur ngjarja, punonte berber.
Objektivi i atentatit dyshohet se ka qenë një person tjetër që ka qenë brenda në berberhane.
Dyshohet se autoret kanë qëlluar me breshëri plumbash dhe më pas janë larguar me shpejtësi nga vendngjarja

