Të paktën 13 të vdekur nga shirat e rrëmbyeshëm në Kolumbi/ Rrëshqitje dheu, përmbytje lumenjsh dhe mijëra të prekur

Të paktën 13 persona kanë vdekur në Kolumbi për shkak të reshjeve të pazakonta të dendura për këtë kohë të vitit, sipas shifrave zyrtare të publikuara të dielën.

Një front i ftohtë që lëviz nga pjesa veriore e kontinentit amerikan ka arritur në Kolumbi, duke rritur reshjet me më shumë se 64% në janar krahasuar me mesataren historike në vend, sipas Institutit Meteorologjik Kolumbian (IDEAM), i cili tha se fenomeni është pjesë e “krizës klimatike”.

Autoritetet thanë dje se shtatë persona vdiqën dhe dy të tjerë u plagosën në një rrëshqitje dheu të premten në komunën e Maiama, në departamentin e Nariño (jugperëndim), pasi shirat e rrëmbyeshëm shkaktuan daljen e një lumi dhe rrëshqitje dheu që mbuluan shtëpitë.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

LAJME TË NGJASHME