“Të ndërpritet menjëherë bllokada policore ndaj News24!”/ Federata Evropiane e Gazetarëve: Në solidaritet të plotë me protestën! Të rikthehet funksionimi i medias

Federata Evropiane e Gazetarëve (EFJ), së bashku me degët e saj në Shqipëri, Asociacionin e Gazetarëve të Shqipërisë (AGSH), Shoqatën e Gazetarëve Evropianë në Shqipëri (AEJ Albania) dhe Shoqatën e Gazetarëve Profesionalë të Shqipërisë (APJ Albania) dhe rrjetin SafeJournalists (SJN), kanë kërkuar menjëherë ndalimin e bllokadës së vendosur nga Policia e Shtetit në godinën e Focus Media Group, ku veprojnë televizioni News24, BalkanWeb, Panorama dhe Gazeta Shqiptare.

Në deklaratën e EFJ thuhet se “Më 9 gusht, në kuadër të një operacioni policor, u ndalua hyrja e punonjësve të medias në ambientet e punës dhe u ndërpre energjia elektrike, duke prishur sinjalin e transmetimit të News24 pa paralajmërim apo urdhër ligjor. Ky veprim u krye në kuadër të një konflikti tregtar midis pronarit të News24 dhe një kompanie shtetërore të armatimeve.

Si pasojë, News24 është detyruar të transmetojë përmes YouTube për tre ditë dhe sot po zhvillon një protestë, e cila gëzon mbështetjen e plotë të EFJ-së”.

Isa Myzyraj, Kryetar i AGSH-së, dënoi këtë veprim duke theksuar: “Edhe pse prona është subjekt i një mosmarrëveshjeje midis pronarëve të News24 dhe shtetit shqiptar, kjo nuk legjitimon praninë e forcave policore dhe ndërprerjen e njëanshme të sinjalit të transmetimit.” Ai përmendi edhe forma të tjera presioni ndaj bizneseve të pronarit të medias.
AEJ Albania dhe APJ Albania kërkuan rikthimin e plotë të aksesit të gazetarëve në ambientet e punës dhe sigurimin e kushteve për të punuar, duke vënë në dyshim ligjshmërinë e masave të marra.

Presidentja e EFJ-së, Maja Sever, theksoi: “Asnjë media nuk duhet të përjetojë ndërprerje ose bllokim të shërbimeve editoriale pa paralajmërim apo urdhër ligjor paraprak. Ne bëjmë thirrje për veprime të menjëhershme nga autoritetet për rikthimin e plotë të funksionimit të mediave, përfshirë sinjalin e News24, dhe për të ofruar arsyetim ligjor për pengimin e aksesit të publikut në përmbajtjen mediatike. EFJ qëndron në solidaritet të plotë me protestën e gazetarëve dhe i bën thirrje autoriteteve të respektojnë të drejtën e tyre për të protestuar.”

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Elbasani synon ringjalljen e sportit në shkolla, Klubi Shumësportësh në nismë për talentet e reja

Klubi Shumësportësh Elbasani vijon të ndërmarrë hapa konkretë për...

Nis ndërtimi i urës së Papërr-Sollakut, një premtim që bëhet realitet për banorët

Në njësinë administrative Papërr, në fshatin Papërr-Sollak, kanë nisur...

PD publikon deklaratën e pasurisë së Presidentit Begaj: Të ardhura edhe nga një spital privat në vitin 2023

Partia Demokratike ka publikuar sot deklaratën e pasurisë së...

Taulant Balla: “Presidenti Begaj nuk ka kryer asnjë shkelje dhe nuk do të shkarkohet”

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla,...