Takim në Selinë e Shenjtë Bektashiane, Kryegjyshi Botëror pret përfaqësuesit e MED 25 Bel Espoir dhe Caritas Albania

Ditën e hënë, 4 gusht 2025, në ambientet e Selisë së Shenjtë Bektashiane, Kryegjyshi Botëror i Bektashinjve, Shenjtëria e Tij, Haxhi Dede Baba Edmond Brahimaj, priti për një vizitë zyrtare përfaqësues të organizatës Caritas Albania si dhe delegatë të iniciativës ndërkombëtare MED25 – Bel Espoir, një projekt i frymëzuar nga Papa Françesku dhe organizuar nga Dioqeza e Marsejës në Francë.

Ky takim zhvillohet në kuadër të ndalesës së anijes-shkollë Bel Espoir, e cila prej muajit mars ndodhet në një udhëtim 8-mujor nëpër vendet e Mesdheut, si pjesë e nismës “Odissea e Paqes në Mesdhe”. Shqipëria është një ndër vendet pritëse të kësaj nisme, me aktivitete që po zhvillohen nga data 4 deri më 6 gusht në Tiranë dhe Durrës, me fokus tematik: “Sfidat e Migracionit”.

Gjatë bashkëbisedimit me përfaqësuesit e nismës, Kryegjyshi Botëror i njohu të pranishmit me historinë, filozofinë dhe rolin e Tarikatit Bektashi në promovimin e paqes, dialogut ndërfetar dhe bashkëjetesës kulturore. Ai theksoi se Bektashizmi gjithnjë ka qenë një urë lidhëse mes kombeve dhe feve, duke ndarë vlera universale si dashuria, respekti dhe toleranca.

Vizita vijoi me një guidë në ambientet e Odeonit Bektashian, në bibliotekën dhe muzeun e Selisë, ku të ftuarit patën mundësinë të njihen nga afër me trashëgiminë shpirtërore dhe kulturore të këtij tarikati.

Projekti MED25 – Bel Espoir, i cili ka ndalur më parë në qytete si Bari, Firence, Marsejë dhe së fundmi Tiranë, synon të forcojë kulturën e dialogut në Mesdhe dhe të ndërtojë ura mirëkuptimi mes popujve përmes takimeve, konferencave dhe festivaleve ndërkulturore. Pas vizitës në Shqipëri, pjesëmarrësit do të lundrojnë drejt Triestes, ku do të zhvillohet festivali përmbyllës nga 15 deri më 17 gusht. Kjo vizitë në Selinë e Shenjtë Bektashiane shënon një tjetër dëshmi të rolit të rëndësishëm që komuniteti bektashi luan në dialogun ndërfetar dhe përpjekjet për paqe në rajonin e Mesdheut.

LËR NJË KOMENT

Shkruani komentin
Vendosni emrin tuaj

Ndaje me miqte

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img

LAJME TË NGJASHME

Çlirim Balluku, kampioni që vrapoi me dinjitetin e heshtjes

Mes garës, dhimbjes dhe dritës/ 80 vjet një jetë,...

Trump tërhiqet nga vendimi për të dërguar agjentë federalë në San Francisko

Donald Trump njoftoi se po tërheq një mision federal...